Byroja Federale e Hetimeve ka arrestuar një ushtar amerikan nën akuzat për terrorizëm, për siç thuhet, planifikim të dërgimit të dokumenteve sekrete dhe paisjeve kompjuterike ushtarake për grupin Shteti Islamik.
Rreshteri Class Ikaika Kang u arrestua në shtetin Hauai, (Hawaii) ku shërbente në detyrë. Babai i tij, Clifford Kang, tha se ishte tronditur nga ngjarja.
“Përse do ta bënte këtë? Jeta e tij po shkonte më së miri. Nuk e kuptoj.”
Sipas agjencisë e lajmeve “Associated Press”, Byroja Federale e Hetimeve thotë se ushtari Kang u përpoq t’i jepte Shtetit Islamik dokumente sekrete dhe jo sekrete ushtarake, dhe se ai po planifikonte t’i dërgonte grupit ekstremist një dron ose mjet fluturues pa pilot. Agjentët federal kishin mbi një vit që po hetonin ushtarin.
Facebook Forum