Një skandal përgjimi në Maqedoni e ka futur vendin në një krizë politike dhe ka nxjerrë dhjetra mijëra njerëz në rrugë për të protestuar për atë që ata e shohin si një abuzim të pushtetit dhe korrupsion nga qeveria. Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje partive të kthehen në parlament, të anulojnë zgjedhjet, të shfuqizojnë faljet dhe të riangazhohen për një axhendë agresive të reformave. Ndërkohë, sipas ekspertëve, trazirat në vend kanë hapur dyert më tepër ndaj influences ruse.
Protestuesit po përdorin bojën në vend të gurëve në demontrata, në atë që po quhet Revolucioni Piktoresk.
Protestat filluan dimrin e kaluar pas zbulimeve në lidhje me qëllimin e përgjimeve të dyshuara shtetërore në Maqedoni. Ato rifilluan përsëri në pranverë, kur presidenti i Maqedonis, Gjorge Ivanov – që po lufton akuzat për përfshirje në kompanitë e cituara në Dokumentat e Panamasë– anuloi një hetim zyrtar lidhur me kryeministrin Nikola Gruevski dhe 56 kolegë që dyshohen të jenë përfshirë në skandalin e përgjimeve.
Departamenti amerikan i Shtetit ka shprehur shqetësim rreth lëvizjes së presidentit Ivanov. Në një deklaratë, thuhet se dështimi për të lejuar gjykatat të bëjnë punën e tyre dhe të vazhdojnë hetimin minon angazhimin e Maqedonisë ndaj vlerave themelore të Natos dhe Bashkimit Evropian.
Ambasadori rus në Shkup, Oleg Shcherbak, akuzoi BE-në dhe Shtetet e Bashkuara për ndërhyrje active në punët e brendshme të Maqedonisë. Ai paralajmëroi se çdo përpjekje për të manipuluar situatën mund të çoj pasoja të paparashikueshme dhe shkatërrimtare.
Ndikimi i Rusisë në Maqedoni po rritet me shpejtësi, veçanërisht në sektorin e naftës. Lukoil-i rus po hap stacione të karburantit në mbarë vendin – ndërsa bizneset ruse po investojnë në fasoneri dhe sipas njoftimeve të medias lokale kanë lidhje të ngushta me zyrtarët qeveritarë.
Moska po shfrytëzon trazirat politike, thotë eksperti për Ballkanin Daniel Serwer, për shkak se Maqedonia është në dyert e Natos.
“Moska është duke forcuar qëndrimin e saj në përpjekjet për të parandaluar zgjerimin e Natos. Kjo është më e dukshme në Mal të Zi, por është e pranishme kudo dhe në fakt në Maqedoni ka patur deklarata që kanë qënë më shumë shqetësuese.”
Pasojat janë vetëm negative në se kjo krizë çon në zgjerimin e mëtejshëm të përfshirjes ruse thotë analisti Edward Joseph.
"Influenca ruse është vetëm negative dhe mund të sjellë vetëm pasoja negative. Nuk ka asnjë vend që sheh – Ukrainë, Bjellorusi, Armeni – asnjë vend në kufi me Rusinë ku mund të shohësh zhvillime positive nga ndërhyrja ruse.”
Ndërkohë protestat vazhdojnë. Në një deklaratë për Zërin e Amerikës, ambasadori amerikan në Shkup Jess Baily tha se falja e 12 prillit nga presidenti maqedonas vetëm shton ndjenjën e pandërshkueshmërisë, veçanërisht për abuzimet e mundhsme elektorale. Ai tha se në se zhvilloheshin zgjedhjet më 5 qershor, ato nuk do të zgjidhin krizën politike të Maqedonisë dhe vetëm do të venë në rrezik integrimin euro-atlantik të vendit.