Lidhje

Sportistët amerikanë përgatiten për Lojrat Olimpike


Rio
Rio

Po afron momenti i hapjes së Lojërave Olimpike verore në Rio De Zhaneiro. Ceremonia e hapjes zhvillohet më 5 gusht. Siç njofton korrespondenti Mike O’Sullivan, atletët amerikanë që u takuan këtë javë me gazetarët në Kaliforni thanë se janë të përqëndruar tek garat, megjithë shqetësimet për përhapjen e virusit Zika në Brazil.

Mushkonjat që përhapin virusin Zika përbëjnë kërcënim për shëndetin e fetusit. Disa atletë thonë se janë të shqetësuar, të tjetër shprehin besim tek organizatorët e Lojërave që po ndjekin situatën:

“Zika është një nga problemet jashtë kontrollit tim. Unë po shkoj në Rio për të konkurruar,” thotë notarja Jessica Long.

Zyrtarët në Rio thonë se garat do të zhvillohen në muajt më të freskët të hemisferës së jugut, kur rreziku për infektim është më i ulët. Ata shtojnë se do të zbatohen masa mbrojtëse për atletët.

“Do të vishen me mëngë të gjata, do të mbyllin dritaret në mbrëmje dhe do të përdorin ajrin e kondicionuar, si dhe do të përdorin solucionet që largojnë mushkonjat në mjedise të hapura,” thotë zëdhënësi i Olimpikeve Mario Andrada.

Ndotja e ujit përbën shqetësim për konkurrentët në kanotazh dhe notarët, por një sportiste që i ka provuar ujërat e Rios thotë se problemi është i menaxhueshëm.

Briana Probanka, konkurrente në garat me anije me vela, thotë: Kemi shkuar tetë herë dhe çdo herë kemi qëndruar 15-20 ditë, duke kaluar 90% të kohës në ujë. Pra jemi të përgatitur. Për momentin po mundohemi të mos lejojmë që këto probleme të na shpërqëndrojnë nga gara.

Brazilianët përballen me rrezikun më të madh:

Anie Haeger, konkurrente në Olimpike, thotë: Ne do të jemi në Rio për një javë dhe pastaj do të kthehemi në SHBA apo kudo tjetër ku jetojmë. Duhet të shqetësohemi për banorët e Rios pasi ata hasen me problemin e ujit të ndotur çdo ditë.

Për disa sportistë, Olimpiket janë një shans që nuk mund të shmanget pavarësisht kostos:

Elizabet Beisel, notare, thotë:Olimpiket janë maja më e lartë e garave sportive. Zhvillohen vetëm një here në katër vjet me pjesëmarrjen e sportistëve më të mirë në botë në çdo sport,” thotë notarja Elizabeth Beisel.

Për Brazilin, përgatitjet për Olimpiket kanë qenë me probleme, si vonesa në ndërtimin e objekteve, por zyrtarët thonë se të gjitha pistat do të jenë gati për konkurrimet në gusht.

Fituesi i medaljes së artë olimpike LaShawn Merritt, nuk ishte në Londër pasi lëndoi këmbën, por tani është gati për konkurrim:

Lasham Merit, atlete, thotë: Jam gati të shkoj në Olimpike, ku i kanë sytë të gjithë, ku ndizen dritat e pistës për konkurrim. Jam 110% gati të konkurroj, mezi pres.

Konkurrenti i gjuatjes me shigjetë në Lojërat Paraolimpike Matt Stutzman është i përqëndruar në garën e tij:

Mat Stutzman, konkurrent në gjuajtjet me shigjetë rhotë: Përpiqem të mos dëgjoj çfarë thonë njerëzit, nuk e lë të më ndikojë. Thjesht do të tregoj veten dhe atë që di të bëj. Nëse arrij ta bëj një gjë të tillë, jam thuajse i bindur se do të fitoj medalje të artë.

Për disa nga këta sportistë, ky përqëndrim dhe përkushtim do të japë rezultatet e pritshme në Rio.

XS
SM
MD
LG