Tenistët filluan të luajnë të hënën në Australian Open ndërsa dy agjenci lajmesh njoftuan për fiksimin e rezultateve të ndeshjeve bazuar në dokumentet që kanë siguruar.
BBC dhe BuzzFeed thanë se gjatë dekadës së kaluar Njësia e Integritetit të Tenisit (TIU) është paralajmëruar në mënyrë të përsëritur lidhur me shitjen e mundshme të ndeshjeve nga ana e 10 lojtarëve të renditur mes 50 më të mirëve, por asnjeri prej tyre nuk është dënuar.
Chris Kermode, president i Shoqatës së Tenisit Profesionist, tha se TIU nuk ka gjetur asnjë provë për akuzat dhe nuk mbështetet në dyshime apo thashetheme.
"Njësia e Integritetit të Tenisit dhe autoritetet e tenisit absolutisht refuzojnë të sugjerojnë se akuzat për fiksimin e ndeshjeve janë injoruar apo nuk janë duke u hetuar plotësisht", tha ai.
Sipas BBC dhe Buzzfeed, tetë nga lojtarët e dyshuar ishin në listën e Australian Open të këtij viti. Sipas njoftimeve, një hetim i vitit 2007 nga ATP gjeti se rrethet e basteve në Rusi dhe Itali bënë qindra mijëra dollarë nga bastet për ndeshjet rezultatet e të cilave hetuesit besonin se ishin paracaktuar.
Tenis, akuza për paracaktimin e rezultateve sportive
