Hollivudi shpalli sot kandidatët për çmimet Oskar, me një përzjerje të dramës, komedisë dhe biografive historike që dominuan listën.
Dy filma kryesojnë, secili me nëntë kandidatura, përfshi atë për filmin më të mire. Satira Birdman që tregon historinë e një aktori që përpiqet të rigjallërojë karrierën e tij në Broadway, ndërsa komedia The Grand Budapest Hotel, rrëfen historinë e një portieri evropian që kërkohet për vrasje ndërkohë që përpiqet të provojë se është i pafajshëm.
Dy filmat e tjerë kandidat janë drama biografike britanike, The Theory of Everything dhe The Imitation Game, që portretizon jetët e shkencëtarëve Stephen Hawking dhe Alan Turing.
Kandidat tjetër për filmin më të mirë është Selma, një dramë e të drejtave civile amerikane; American Sniper; Whiplash, dhe Boyhood.
Kritikët thonë se Boyhood mund të marr çmimin si filmi më i mire. Ai ka fituar tashmë garën për Globin e Artë.
Kandidaturat për aktorin më të mirë shkuan për Bradley Cooper në American Sniper, Steve Carell në Foxcatcher, Benedict Cumberbatch në The Imitation Game, Michael Keaton në Birdman dhe Eddie Redmayne në The Theory of Everything.
Kandidaturat për aktoren më të mire shkuan për Marion Cotillard në filmin Two Days, One Night, Felicity Jones në The Theory of Everything, Julianne Moore në Still Alice, Rosamund Pike në Gone Girl dhe Reese Witherspoon në Wild.
Çmimet e Akademisë do të transmetohen më 22 shkurt në Hollivud.