Një artiste amerikane po përdor Nju Jorkun si telajon e saj për të krijuar disa vepra unike.
33-vjeçarja Trina Merry me penelin e saj arrin të zhdukë nga pamja modelen e saj në sfondin e urës së famshme të Bruklinit, apo tek ndërtesa Empire State. Procesi i saj krijues kërkon një përkushtim maksimal nga modelet, të cilat duhet të rrinë krejt pa lëvizur për orë të tëra, pavarësisht nga zhurmat, trafiku apo rrëmuja e qytetit. Artistja e përshkruan procesin e saj si kamuflimi i individëve në mjedis të hapur. Modelet shpërbejnë si skulptura të gjalla, por të palëvizshme, thotë ajo.
Artistja thotë se i duhen deri në gjashtë orë të realizojë një punim, që përjetësohet në fotografi, para se krijimi të zhbëhet.
Nju Jorku, thotë ajo, është qyteti ideal për këto krijime, pasi lejon që modelet të jenë të zhveshura në rrugët e qytetit. Në rastin e saj modelet janë shpesh herë nudo, diçka jo krejt e pazakontë në Nju Jork.