Lidhje

Ekspozita në muzeun Hebraik të Berlinit ngjall debate


Një ekspozitë në Muzeun Hebraik të Berlinit ka si qëllim të informojë vizitorët për hebrenjtë e Gjermanisë në ditët tona. Thuajse 180 mijë hebrenj gjermanë u vranë gjatë Holokaustit të Luftës së Dytë Botërore, një shifër që përfqësonte thuajse gjithë komunitetin hebraik në Gjermani në prag të Luftës së Dytë Botërore. Sot, numri i hebrejve në Gjermani është rritur, por përqindja e tij në popullsinë gjermane ende është e pakët. Ekspozita e hapur në Muzeun hebraik ka në qendër një kuti në të cilën është ulur një hebre që iu përgjigjet pyetjeve të vizitorëve. Kjo mënyrë ekspozimi ka ngjallur debate të ndryshme.

Ekspozita në muzeun hebraik në Berlin përpiqet t’u përgjigjet pyetjeve që bëhen shpesh për hebrenjtë. Janë të gjithë hebrenjtë besimtarë? Cila është përbërja e ushqimit Kosher? Çfarë vendosin hebrenjtë tek flokët e tyre dhe pse? Cilët mund të bëhen hebrenj?

Në eskpozitë është një kuti peçikllazi, e hapur përpara, ku një hebre ulet çdo ditë përveç të shtunës, që është Sabathi hebraik, duke iu përgjigjur pyetjeve nga vizitorët. Në një nga ditët e fundit, Signe Rossbach, një izraelite nga Berlini, u ul këtu dhe bisedoi me vizitorët jo izraelitë. Ajo tha se dëshironte të merrte pjesë këtu sepse shumica e gjermanëve nuk kanë takuar kurrë një hebre.

“Shumica e tyre nuk kanë takuar asnjë hebre, prandaj mendova se kjo ishte një ide e mirë”.

Ky çift gjermano-kanadez u befasua nga kubi, por ata e pëlqyen idenë që përçon.

“Gjithmonë kam zbuluar se gjermanët, mes tyre edhe bashkëshorti im e familja e tij, nuk janë të mirëinformuar se cilat janë viktimat e shkaktura prej tyre në Luftën e Dytë Botërore. Ata nuk e dinë vërtet se çfarë përfaqëson kultura hebre”.

Robert është bashkëshorti i saj.

“Ne vijmë nga ai brez, ne kemi ende pjesë të fajit brenda vehtes ndonëse ne personalisht nuk bëmë asgjë”.

Kuratorja e ekspozitës Michael Fredlander, gjithashtu hebreje, thotë se ajo u motivua nga fakti që shumë gjermanë të rinj thonë se Holokausit ka ndodhur shmë kohë më parë, dhe nuk është e nevojshme të diskutohet më për të.

“Ne duam që ata ta kujtojnë këtë histori të tmerrshme, por ndoshta duhet të gjejmë një mënyrë të re për të hyrë në dialog me ta”.

Historani Alekasandër Hasgall, një tjetër vizitor, tha se kutia ishte një ide e mirë.

“Kjo ekspozitë ishte një eksperiment. Mundet që ajo të jetë dështim, kur sheh që njerëzit vetëm qeshin dhe nuk reagojnë ndryshe. Por ndoshta ajo hap rrugë të reja për të njohur judizmin, duke treguar se shoqëria gjermane po përparon dhe hebrenjtë janë pjesë e kësaj shoqërie”.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 1 shtator të këtij viti.
XS
SM
MD
LG